Juventus duket se nuk ka ndërmend të ndalet dhe është gati të realizojë një tjetër goditje të çmendur në merkato. Sipas “Mundo Deportivo”, bardhezinjtë po provojnë të marrin në Torino Neymar-in. Kampionët e Italisë po mundohen të ulin çmimin e lartë të brazilianit duke i ofruar PSG-së Paulo Dybala dhe Blaise Matuidi, plus para.
Fantazi apo realitet? Sipas mediave spanjolle, Juventus po mendon seriozisht për Neymar. Këtë e konfirmojnë edhe zërat e shumtë që kanë filluar të qarkullojnë këto ditë në lidhje me një takim në Kinë mes drejtuesve të Juventusi-t dhe Pini Zahavi, menaxheri që po bën rolin e ndërmjetësit mes “Zonjës” dhe PSG-së.
Neymar, nga ana tjetër, nuk ka më dëshirë të qëndrojë në Paris dhe nuk janë të shumta klubet që mund t’i lejojnë vetes kartonin dhe rrogën e tij. Merkato është akoma e gjatë dhe Juventus do të kishte kohën e mjaftueshme në dispozicion për të realizuar një tjetër goditje “alla Ronaldo”.