Pas përfundimit të finales së madhe të “Champions League” me fitoren e Real Madrid, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka ngacmuar kryeministrin Edi Rama përmes një statusi në Facebook.
“Rameeee “Zonja e vjetër” “u zbërthy” keqazi sot!!
Ogur i keq per ty.
Merre me mend se çfarë do t’i ndodhë njē burri të vjetëruar si ty!
Po të bien “çitjanet” në fushë Rame!”, shkruan Boçi.
“Zonja e Vjetër” është nofka me të cilën njihet skuadra e Juventusit, skuadra e zemrës e kryeministrit Edi Rama. Kryeministri njihet nga të gjithë tanimë se është tifoz i zjarrtë i skuadrës italiane të Juventusit, pasi këtë nuk nguron ta shprehë në çdo mënyrë të mundshme.
Mirëpo pas katër golash të pësuara, disfata ishte mjaft e rëndë për Juventusin mbrëmjën e sotme, dhe në stadiumin “Millennium”, mbret i Eurozonës u shpall Real Madrid. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2033″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]