Juventusi planifikon që të fillojë bisedimet për një rishikim të kontratës me Paul Pogba, me francezin që duhet të përgatitet për një ulje të pagesës
Fituesi i Botërorit është rikthyer në Torino në verën e vitit 2022 më shumë bujë. Ai pati një periudhë shumë të vështirë pas kthimit në Manchester United ku ishte larguar për një shumë të madhe parash më 2016, por në Allianz Stadium ai cilësohej si hero.
Pogba mbetet për ta zbuluar formën dhe gjendjen fizike të tij me kthimin në Itali, me një seri lëndmesh që kanë bërë që ai të këtë vetëm 11 paraqitje në 12 muaj. Juve po sheh pak kthim në investimin e tyre, me 30 vjeçarin që pa punuar merr pagë tetë milionë euro në vit.
Calciomercato raporton që drejtori i Bardhezinjve, Cristiano Giuntoli shumë shpejt do të takohet me agjenten e Pogbas, Rafaela Pimenta për të biseduar kushte të reja të kontratës. Mediat raportojnë se francezit do t’i kërkohet që ta ulë pagën apo të rishikohet marrëveshja ku paga e tij tetë milionë do të jepet sipas paraqitjeve të tij bashkë me bonuset.