Juventusi aktualisht po vuan mungesën e lojtarit të Kombëtares gjermane Emre Can, i cili u ble nga skuadra e Liverpool-it, por iu desh të kryente një operacion në gjëndrën tiroide për të hequr një nodul malinj në tiroide.
Tani, klubi bardhezi është duke menduar për zëvendësuesin e tij duke ditur që lojtar do të kërkojë kohë për tu rikuperuar dhe për t’u rikthyer në fushë. Sipas asaj që bën me dije “sportmediaset” në skenë është rikthyer emrin i Arturo Vidal i cili duket se është i pakënaqur te skuadra e Barcelonës, shkruan SP.
Kiliani, iu bashkua klubit katalanas në verën e kaluar nga Bayern Munchen, por ai ka luajtur shumë pak minuta për Barcelonën, si dhe ka pasur mosmarrëveshje me trajnerin Ernesto Valverde, kështu që këto fakte flasin në favor të Juventusit.
Discussion about this post