04:28 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

K. Veriore: Biden është “qen i tërbuar” që “duhet të goditet për vdekje”

10:02 | 15/11/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
K. Veriore: Biden është “qen i tërbuar” që “duhet të goditet për vdekje”

Koreja Veriore e ka quajtur ish nën-presidentin amerikan, Joe Biden, “një qen të tërbuar” që “duhet të goditet për vdekje me shkop”.

Biden aktualisht është duke garuar për të fituar nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në SHBA më 2020.

Gjuha e përdorur më 14 nëntor, është e pazakonshme edhe për standardet e Koresë Veriore, e cila me raste ka fjalor të ashpër kur përshkruan persona që i sheh si armiq.

Biden “kishte guxim ta sfidonte dinjitetin e udhëheqësisë supreme”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve në Phenjan, KCNA.

“Qentë e tërbuar sikurse Biden mund të lëndojnë shumë persona nëse lejohen të vrapojnë… Ata duhet të goditen me shkopinj për vdekje. Kjo gjë do të jetë edhe në përfitim të SHBA-së”, ka thënë kjo agjenci.

Biden ka treguar se “se ka shenja të sëmundjeve mendore. Duket se ka ardhur koha që ai të largohet nga jeta”, është thënë ndër të tjera në agjencinë verikoreane.

Në fushatën e Bidenit të prezantuar javën e kaluar, është publikuar një reklamë që sulmon politikën e jashtme të presidentit amerikan, Donald Trump duke thënë se “diktatorët dhe tiranët po përgëzohen, aleatët tanë po largohen”.

Fjala “tiran” përmendet në kohën e njëjtë kur paraqitet një fotografi e Trumpit me liderin verikorean, Kim Jong Un, duke i dhënë dorën njëri-tjetrit, në një samit të mbajtur vitin e kaluar./ REL

 

Pas

‘Vetëm kemi qarë’, Fatma tregon si ia dha Alfios lajmin e bukur që do bëhen prindër

Para

I vodhi të vdekurës unazën me diamant dhe e shiti, mjekes i ndodh gjëma

Para
I vodhi të vdekurës unazën me diamant dhe e shiti, mjekes i ndodh gjëma

I vodhi të vdekurës unazën me diamant dhe e shiti, mjekes i ndodh gjëma

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.