Mersida Murga 20 vjeçe nga fshati Shishtavec ndodhet në kushtet e aftësive të kufizuara (nuk dëgjon dhe nuk flet) dhe kërkon ndihme për të kryer një operacion për t’iu kthyer normalitetit .
Mersida në moshën 1-vjeçare kaloi temperaturë, rruget ishin te mbyllura nga dëbora dhe ajo nuk mundi të shkojë në kohë drejt spitalit të Kukësit.
Prej 19 vitesh ajo nuk flet dhe nuk dëgjon por memoria e saj është shumë e fortë. E ëma e saj Bukurie Murga thot për Fax Neës se asnjëherë nuk është ndalur së kerkuari ndihme në të gjitha spitalet për shërimin e vajzës por operacioni kërkon një shumë prej 30 000 eurosh, të cilat familja nuk i mundëson dot.
Bukurie Murga udhëtoi edhe drejt Gjermanisë para një viti jo për të kërkuar azil por gjithmonë për shërimim e të bijes. Në prag të një konsulte mjekësore policia e riktheu Bukurien në Shqiperi. Ajo tani ka shpresën vetëm tek shqiptarët dhe çdokush që mundet ta ndihmojë.
Për më shumë ndiqni apelin e dhënë për gazetarin e Fax News, Ermal Hallaçi:
(E.K/Faxweb.al)