Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si veprim me mend, vendimin për shembjen e 3 godinave në Qytet Studenti.
Gjatë një takimi më kryebashkiakun Erion Veliaj, Rama u shpreh se ka ardhur koha që ato familje të largohen nga godinat.
“E konsideroj me shumë me vend, vendimin për prishjen e atyre tre konvikteve në Qytetin Studenti, ku pas një zaptimi 30 vjeçar ka ardhur koha të largohen edhe ato familje, me gjithë mburojat e tyre politike. Ndërsa siç e kam thënë për kampusin e ri universitar nuk kam ndryshuar as vend as projekt, do të ndërtohet. Të mos krijojnë asnjë iluzion duke parë mburojat e tyre politike”, tha Rama.