07:21 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Ka ardhur koha t’i largoni fëmijës suaj biberonin? 10 këshilla se si ta bëni këtë pa i shkaktuar dëme psikologjike fëmijës

23:45 | 03/05/2017
në Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ka ardhur koha t’i largoni fëmijës suaj biberonin? 10 këshilla se si ta bëni këtë pa i shkaktuar dëme psikologjike fëmijës

Mesiguri biberoni si me magji ju ka ndihmuar shpeshherë që fëmija juaj të qetësohet, ose të flejë. Por pas njëfarë kohe, kur fëmija mos të ketë më nevojë për të ai do të bëhet një shprehi  jo e mirë. Biberoni do të bëhet miku më i mirë i fëmijës tuaj, edhe pse ai mund të jetë rritur.

 Nëse ju doni t’ja hiqni këtë shprehi fëmijës suaj, portali për gratë shtatzëna dhe nënat e reja “Beba ime” ka disa sugjerime:

  1. Bëjeni me shije të keqe

Me siguri që jeni të njohur me idenë e kafshimit të thonjëve ku prindërit për të shmangur këtë shprehi i lyejnë thonjtë me ndonjë gjë që ka shije të keqe. Metodë e ngjashme është edhe kjo e cila ndonjëherë funksionon që të ndajë fëmijët nga biberoni.

  1. Hidheni

Nëse fëmija juaj është më i rritur për të kuptuar konceptin e hedhjes së biberonit, kjo mund të ndihmojë që ai të tejkalojë këtë shprehi.

  1. Jo

Ju jeni prind dhe ju keni fuqinë për të hedhur biberonin– së paku kjo është një teori. Por nëse mendoni që strategji më e mirë për fëmijën tuaj është që vetëm ti thoni “Jo” kjo është metoda juaj e zgjedhur.

  1. Largojeni gradualisht

Një proces i ngadalshëm dhe i butë mund të ketë sens për fëmijën dhe familjen tuaj. Duke larguar biberonin në disa raste (si psh para gjumit) shpesh është nje hap drejt largimit të saj.

  1. Largojeni herët

Fëmijët e kanë atë mënyrën e tyre të fuqishme për të protestuar për shprehinë e tyre të dashur siç është biberoni. Por duke e larguar biberonin më herët, kur fëmija është ende i vogël për të shprehur pakënaqësinë dhe negocimin me fjalë, mund ta bëjë më të thjeshtë dhe më të lehtë këtë tranzicion.

  1. Sabotojeni

Ekspertët e sigurisë pohojnë që fëmijët ndonjëherë hudhin i biberonat kur ato kanë shenja të prishjes, apo të dëmtimit sepse iu bëjnë më të vështirë thithjen.

Këshillë sigurie: Nëse provoni që t’ia dëmtoni me qëllim, atëherë duhet të jeni shumë të kujdesshëm, që fëmija mos të gëlltitë ndonjë copëz gome të biberonit apo ndonjë copë e cila mund edhe të ia zërë frymën. Pra mos e lini fëmijën vetëm me biberonin e tij.

  1. Përralla e biberonit

Përralla ebiberonit: Është e vogël dhe e fuqishme, dhe është shoqja e përrallës së dhëmbit. Kjo krijesë magjike mund të ndihmojë fëmijën tuaj që të bëjë transformimin nga përdorues i biberonit në jo përdorues.

  1. Humbeni

Ky mund të jetë një lehtësim për ju: Herën tjetër kur e kërkoni biberonin e fëmijës tuaj, ndaloni. Nëse është humbur, le të mbetet i humbur. Apo si alternativë mund edhe ta humbni me qëllim. Që të dy strategjitë funksionojnë për prindërit e dëshpëruar.

  1. Lexoni libra për të

Koha e leximit të librave është koha e mrekullueshme për t’u përkëdhelur me fëmijët tuaj dhe t’i inkurajoni që t’i duan dhe t’i lexojnë librat. Por ju mundeni gjithashtu që të përdorni librat si inspirim për të ndihmuar fëmijën me ndryshimet siç është heqja e biberonit.

  1. Lërjani natyrës

Egzistojnë arsye shëndetësore për largimin e biberonit:

  • Fëmijët të cilët nuk e përdorin biberonin kanë më rrallë infeksione të veshit.
  • Nëse fëmija parashkollor ka probleme në zhvillim të gjuhës dhe probleme gjuhësore, biberoni mund ta përkeqësojë këtë problem.
  • Nëse përdoren tejmase, biberonat mund të shkaktojnë probleme me dhëmbët dhe gojën.

Kini kujdes se çfarë dëshironi

Ndonjëherë fëmija me të vërtetë ka nevojë për të thithur. Largimi i biberonit mund të nënkuptojë edhe adaptimin e ndonjë shprehie tjetër siç është: thithja e gishtit, mbajtja e batanijes kudo, apo mundësinë të bie në dashuri me ndonjë shprehi tjetër. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: biberonfemija
Pas

Shqipëria në krizë politike, Rama shijon ndeshjen Juventus-Monako (FOTOT)

Para

“Negociatat Rama-Basha, një teatër për t’i lënë ‘kopilin në derë’ tjetrit”

Para
“Negociatat Rama-Basha, një teatër për t’i lënë ‘kopilin në derë’ tjetrit”

“Negociatat Rama-Basha, një teatër për t’i lënë ‘kopilin në derë’ tjetrit”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt/ Viktima ish-polic kishte vrarë në ‘95, pas arrestimit u arratis në ‘97. U ekzekutua sot te dera e shtëpisë

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.