Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar në lidhje me denoncimin në media, për blerjen e 11 mijë metrave tokë në Dhërmi nga ana e deputetit Alket Hysenit.
Noka tha se situate përkeqesohet edhe më shumë nga mosreagimi i kryeministrit Rama.
“Deputeti Alket Hyseni është sot i akuzuar për vjedhjen e 11 mijë metrave tokë. Pasi ka blerë 11 mijë metra tokë, Hyseni i ka lënë në përdorim të mikut të Ramës biznesmen, Gon Papulit. Ku i gjeti paratë një nënpunës doganash siç ka qenë Alket Hyseni?!
Në këtë histori ka dhe një fakt tjetër shumë të rëndë, kur u bënë 24 orë nga denoncimi i zonjës, Edi Rama fshihet dhe hesht. Pse i ka dhënë Edi Rama Gon Papulit për të ndërtuar një fshat turistik mbi një tokë të vjedhur”, u shpreh Paloka.
(E.K/FAXWEB)