23:26 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ka diplomaci… ka dhe president

21:58 | 20/02/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ka diplomaci… ka dhe president

Nga Desada Metaj

Vetëm pak muaj pas zgjedhjes së tij në postin e presidentit të Republikës, Ilir Meta ka reaguar me komptencë të plotë ndaj marrëveshjes që Shqipëria pritet të nënshkruajë me Greqinë. Duke ndërmarrë në fakt edhe  hapin e parë konkret, të qartë dhe të drejtëpërdrejtë si kryetar i një shteti që pritet të hyjë në negociata të reja për një marrëveshje delikate me fqinjin problematik jugor. Por jo më pak problematike duket të jenë tashmë dhe marrëdhëniet mes qeverisë dhe presidencës lidhur me negociatat që do të zhvillohen gjatë muajit prill.

Gjithçka në fakt nisi pak javë më parë, kur pas dy ditë bisedimesh pa asnjë transparencë për publikun, ministri i jashtëm grek dhe ai shqiptar duket se kishin arritur një marrëveshje…. për të nisur bisedimet për marrëveshjen e re.

Sipas burimeve zyrtare, bisedimet do të nisnin mes ekspertëve për të përcaktuar piketat e një “paqeje” të re mes Athinës dhe Tiranës.

Kryediplomati Kotzias pa kaluar as 24 orë nga takimi i Korçës, njoftoi zyrtarisht kreun e parlamentit dhe presidentin grek për takimin me homologun shqiptar, madje ai nxitoi  të jepte dhe intervista televizive që nxitën reagime patriotike nga të dy anët e kufirit.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë vetëm pas “ngacmimeve” politike dhe debateve publike dhe televizive për fshehtësinë e bisedimeve dhe sigurinë që pala greke shfaqte në publik se kishte dalë e fituar nga to, shpërndau një njoftim ku më shumë se diplomaci apo informacion kishte politikë dhe konspiracion se në bisedimet e ardhshme “pazari” shqiptar do të ishte më i lartë.

Edhe “thumbit” të presidentit se nuk ishte njoftuar për këto bisedime Ditmir Bushati preferoi t’i përgjigjej me cinizëm e sa për Sali Berishën dhe shqetësimin e opozitës, gjuha e tij e komunikimit kishte shumë pak diplomaci dhe dozë të shtuar militantizmi socialist. Gjithsesi debati publik për këto negociata të fshehta duket se nuk ja prishi terezinë qeverisë dhe të mandatuarit e saj për marrëveshjen e re me Greqinë. Kjo deri më sot, kur presidenti i Republikës, në dijeni të plotë të kompetencave të tij dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vite më parë hodhi poshtë marrëveshjen e hartuar nga qeveria Berisha, paralajmëroi qartas se nuk do të ketë marrëveshje pa autorizimin që nevojitet nga kreu i shtetit.

Me arsyetimin se kërkesa e ministrit të Jashtëm për autorizim është e paqartë, Ilir Meta refuzoi sot dhënien e autorizimit duke shtuar se vendimi i tij nuk është lojë e politikës se brendshme. Ky akt i presidentit dhe reagimi i zbehtë më pas i Ministrisë së Jashtme ndoshta do  të risjellë dhe njëherë në qendër të debatit politik  dhe publik jo vetëm  çështjen e bisedimeve për marrëveshjen me Greqinë por dhe rolin e presidentit të republikës, i anashkaluar në rastin e parë të marrëveshjes shqiptaro- greke dhe përfshirë qartas në një nga paragrafet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sado cinizëm apo inate politike të kenë në raportin mes tyre mazhoranca dhe Ilir Meta (tashmë si president i republilkës) e kanë të qartë se çdo shkelje e kufirit delikat që ekziston mes tyre mund të jetë fitili i ndezur i konflikti të ri i qeverisë. Që e ndodhur përballë skandalesh që po e rrënojnë imazhin e saj jo vetëm në Shqipëri, nuk i intereson të jetë në krye të një pakënaqësie që ka përmasa patriotike dhe ndjeshmëri më të lartë se çdo cironkë korrupsioni që shitet si peshk i madh.

Marrëveshja e detit me Greqinë, çështja çame që shitet e blihet si mallrat e tregut çam, tekstet shkollore apo dhe pika më pak të rëndësishme të marrëveshjes së re, janë porblematika që i përkasin jo vetëm politikës dhe diplomacisë. Që mos të ketë fatin e marrëveshjes së parë që u rrëzua nga Kushtetuesja, kjo e reja ndoshta duhet të përfshijë në të veç spektrit politik ( apo dhe opozitës ) dhe specialistë të njohur të fushës. Sepse në fund të ditës presim  të kemi një faqe të re në marrëdhënien e vështirë me fqinjin jugor dhe jo “kacafytje” deklaratash apo patetizma patriotike si ato që rëndom na i “hedhin” si konsum për të harruar shijen e hidhur të realitetit.

 

 

Etiketa: desada metaj
Pas

Rama bën veprimin e radhës për të tërhequr vëmendje,  me këmbë mbi tavolinë tek Mustafa Nano: Ia vlejtën atletet e mia

Para

Rama: Hapja e negociatave me BE-në mund të shtyhet përtej qershorit

Para
Rama: Hapja e negociatave me BE-në mund të shtyhet përtej qershorit

Rama: Hapja e negociatave me BE-në mund të shtyhet përtej qershorit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.