Ajo është një nga bukuroshet e ekranit, nga më të komentuarat. Sa për format e saj, sa edhe për lidhjet e mundshme për të cilën ajo është përfolur.
Ditën e sotme Ilda Bejleri ka ditëlindjen. Ndryshe nga ç’e prisnim, me ndonjë dedikim dashurie, Ilda e ka pritur mesnatën në shoqërinë e mikut të saj Olti Curri.
Në disa video të postuara në ‘’Instastory”, Ilda shihet mjaft e buzëqeshur, ndërsa Olti ka menduar edhe për një buqetë lulesh, për mikeshën e tij.
Prej disa kohësh Ilda është lakuar ne media për marrëdhënien e saj me deputetin demokrat Klevi Balliu, po derimë tani asnjë prej të dyve nuk ka pranuar asgjë publikisht.
(E.K/FAXWEB)