06:10 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Ka edhe atje media kazani sa te duash”,  gazetarja e ‘Le Iene’ reagon ndaj Ramës

22:16 | 11/11/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ka edhe atje media kazani sa te duash”,  gazetarja e ‘Le Iene’ reagon ndaj Ramës

Përpara disa ditësh emisioni investigativ italian “Le Iene” publikoi një reportazh nga Bulqiza ku trajtohej problemi i fëmijëve që punon gjithë ditën në stoqet e mineralit të kromit për të fituar 100-200 lekë në ditë.

Mirëpo kryeministri Rama gjatë vizitës sot në Bulqizë tha se edhe kjo media ishte “kazan” pasi kishte thënë ca të pavërteta dhe kishte nxjerrë pamje të vjetra.

“Më erdhi inat me ca italianë se dhe atje kazanë sa të duash ka. Kishin bërë një reportazh të ndyrë për Bulqizën më filmime të vjetra, me fëmijët që turreshin për të mbledhur krom. Faktikisht sot nuk është më si fenomen. Ka raste sporadike, por nuk është më” tha Rama.

Por Fëmijët dëshmonin me zë dhe figurë se kjo ishte një mënyrë për të ndihmuar familjet e tyre të varfëra dhe gazetarja Alice Martineli i shoqëroi ata përgjatë një dite pune me mineralet. Pamjet ishin shokuese dhe u bënë virale duke sensibilizuar por edhe zemëruar gjithë shoqërinë.

“Nisma Thurje” ka kontaktuar me gazetaren e Le Iene duke e pyetur se kur janë bërë xhirimet, pa u dhënë kontekst të deklaratave të Kryeministrit. Ajo konfirmoi se xhirimet janë bërë nga datat 14 në 16 tetor të këtij viti. Kur i sqaruan se përse po e pyesnin gazetarja tha se për këtë çështje do të ketë edhe një deklaratë zyrtare nga Le Iene dhe ishte e shokuar se si një kryeministër mund të gënjejë hapur dhe në vend që të merret me zgjidhjen e problemit, shan median që e solli në vëmendje. (B.H/Faxweb)

 

 

 

 

 

Pas

Në një tavolinë, çfarë i ka bërë bashkë familjen Meta dhe Haradinaj në Prishtinë? (FOTO)

Para

Aksidenti me 8 të lënduar në Fier, Policia jep DETAJE

Para
LAJM I FUNDIT/ Përplasen tre automjete në aksin Fier-Levan, 8 të plagosur

Aksidenti me 8 të lënduar në Fier, Policia jep DETAJE

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.