Vëllai i Admir Murataj, Ceni ka dhënë një deklaratë të fortë për mediat, nga morgu ku ndodhet trupi i personit të vrarë gjatë ditës së djeshme në Rinas.
Vëllai i viktimës ka hedhur akuza të forta në drejtim të shokëve të Admirit, pasi ata e lanë të vdiste në mes të rrugës.
Flet vëllai i Admirit, Cen Murataj: Nuk kemi asnjë informacion, dimë që shokët e vetë e kanë lënë aty. Nëse do të ishte organizator nuk do ta linin në rrugë. Do ta shohim tani se kush janë shokët që e lanë rrugës. Edhe po si gjeti policia ka mënyra të tjera.
I pyetur nga media se vegël e kujt, ai nuk ka ditur t’i japë një përgjigje. “Diçka duhet të jetë, organizatori nuk vritet, por nuk e dimë se nga është përdorur”.
Ju tha policia se si u vra, nga policia apo shokët?
Nuk kemi asgjë të saktë, dimë që thonë e kanë hedhur shokët e vet
Vëllai jetonte në Kamëz, por ishte në kërkim?
Nuk e besoj, unë prej dy vitesh nuk komunikoja më vëllanë
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ishte bashkëshortja e Admirit, Albana Murataj ajo që bëri të mundur identifikimin e viktimës, ndërsa sot pritet që familja të tërheqë edhe trupin e tij.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post