Me qindra shqiptarë që aplikuan për Lotarinë Amerikane, u ndeshën më një përgjigje negative. Të mërzitur dhe të demoralizuar, ata vazhdojnë të shpresojnë se një ditë do të jenë pjesë e ‘tokës së premtuar’. Mirëpo një lajm të mirë ka dhenë ambasada amerikane sot duke thënë se nuk duhet të humbasë shpresat asnjë person i cili ka aplikuar.
Ambasada amerikane në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane DV-2019 se fitues të rinj mund të shpallen deri më 30 shtator 2019, pasi një gjë e tillë ka ndodhur njëherë para dy vjetësh. Në këtë mënyrë janë ringjallur shpresa të reja për ata që nuk fituan.
Në përgjigjet që u ka dhënë qytetarëve të enjten lidhur me Lotarinë Amerikane, Ambasada e SHBA në Tiranë i përgjigjet qytetarëve në Facebook, në profilin e saj, si më poshtë:
Qytetari: Përshëndetje! Do të doja të dija nëse konkretisht ka pasur raste që njerëz të tjerë e kanë fituar lotarinë pas ditës së parë të publikimt dhe a mund të ndodh edhe këtë herë e njëjta gjë , që ne mund të fitojme në muajt apo ditët në vijim. Shumë faleminderit! Do të doja një përgjigje sa më konkrete.
U.S. Embassy-Tirana: Tek udhëzimet e lotarisë, që i gjeni tek https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/, citohet që ju duhet ta kontrolloni statusin tuaj nga 15 maji 2018 deri më 30 shtator 2019. Të regjistruarit vetëm në këtë mënyrë mund të informoheni mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2019. Nëse rezultoni të përzgjedhur, ju duhet të vazhdoni me plotësimin e formularit DS-260.
Qytetari: Më falni që po ua bëj përsëri pyetjen a ka ndodhur më parë të fitoj dikush pas ditës së parë të aplikimit?
U.S. Embassy-Tirana : Ka ndodhur para dy vitesh.
(E.V/ Faxweb.al)