02:39 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ka ende shumë punë! CILI është viti që Hahn sheh të mundshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit

12:35 | 17/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hahn letër të hapur për shqiptarët: Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë ishte humbje për demokracinë

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe kryetaren e qeverisë serbe, Ana Brnabic, komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn përmendi për të parën herë një datë konkrete të mundshme aderimi.

Serbia dhe i gjithë rajoni, deklaroi ai, mund t’i bashkohen bllokut europian edhe më përpara nga sa pritet gjerësisht. Viti 2025, sipas zyrtarit, të lartë europian është një datë e prekshme anëtarësimi.

“Si komisioner që merret me këtë proces çdo ditë mund të them se kjo datë, 2025-sa, është vërtetë ambicioze, por duhet të theksoj këtu se nisur nga kontributi dhe pjesëmarrja e gjithsecilit, ajo mund të cilësohet edhe si një datë vërtetë e realizueshme”, tha Hahn.

Nuk duhet gjithsesi të harrojmë, vazhdoi Hahn, se bashkimi me BE-në pas 8 vitesh kërkon përfundimin e të gjithë punës përgatitore; negociatat shpjegon ai duhet të mbyllen rreth 2023-shit sepse pas kësaj vjen edhe procesi i ratifikimit. Komentet e tij pas takimit të katërt të këshillit të stabilizimit Serbi-BE, ku Mogherini deklaroi se dyert e unionit mbeten të hapura për Ballkanin Perëndimor.

“Për mua është e qartë se Ballkani, si një i tërë, duhet të jetë dhe do të jetë pjesë e Bashkimit Europian”, tha Mogherini.

Kryediplomatja e diplomacisë europiane kujtoi premtimin e bërë vite më parë në Selanik dhe sesi kjo mbështetje e qartë e të gjithë 28 vendeve – anëtarëve u përsërit edhe një herë marsin e këtij viti. i kam vënë vetes një qëllim, shtoi ajo, që deri në fund të mandatit të Komisionit Europian në dy vitet e ardhshme, të shohim një përparim praktik dhe të prekshëm të të gjashtë partnereve tanë nga Ballkani Perëndimor, i cili do ta bëjë rrugën e tyre drejt BE e pakthyeshme.

(E.K/Faxweb)

 

 

Etiketa: Ballkanibeintegrimijohanes hahn
Pas

Nis Vettingu te Krimet e Rënda, cilët janë tri prokurorët e parë që do kalojnë në sitë, njëri prej tyre kërkoi arrestimin e Tahirit

Para

Vasili me gazetarët: Qeveria është kthyer në institucion që iu lan borxhet pasanikëve

Para
Vasili me gazetarët: Qeveria është kthyer në institucion që iu lan borxhet pasanikëve

Vasili me gazetarët: Qeveria është kthyer në institucion që iu lan borxhet pasanikëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.