Eleftheria, e moshuara 117 vjeçe, me orgjinë nga Greqia, ka bërë dje vaksinën kundër Covid 19.
Vizitorja e moshuar 117 vjeçare , nuk pati asnjë efekt anësor dhe u shpreh se mezi priste të bënte edhe dozën e dytë 20 ditë më pas që të mund të takonte serish fëmijët e saj, pa ndonjë rrezik.
Zonja Eleftheria, me orgjinë nga Lefkada ka lindur më 04/12/1903 dhe eshte gruaja më e vjeter në Greqi. Sipas Librit të Rekordeve Guinness, gruaja më e vjetër në botë është vetëm tre muaj më e madhe se zonja Eleftheria dhe jeton në Japoni.
Vaksinimi i të moshuarve që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve vazhdon. Deri në fund të javës, më shumë se 4,500 njerëz nga 75 shtëpitë e të moshuarve pritet të vaksinohen.