Kryemistri i në detyrë i Kosovës, Ramush Haradiunaj ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veseli, duke dalë krah tij dhe theksuar se beson që edhe këtë radhë do të dalë në pah e vërteta.
Sipas Haradinajt, Veseli është një nga udhëheqësit e UÇK-së dhe si i tillë, ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës.
“Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë”, shkruan Haradinaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)