Vojo bregu, Ish-sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale të shoqëruar dhe me një foto, thotë se drejtori I bordit të kullimit në Fier, Arben Quko, edhe pse ka marrë shkrësë për largim nga detyra është shfaqur krah ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi në Fier, duke qenë kështu në krye të detyrës për situatën e përmbytjeve.
Bregu shkruan se shkarkimi është politik, vetëm pse ai është I LSI-së, ndërkohë që shton se njerëz të tillë nuk duhen hedhur poshtë për arsye politike.
“Personi në të djathtë të fotos quhet Arben Quko, drejtor I bordit të kullimit, Fier. Më 14 nëtor ai ka marrë një shkresë nga ministri I bujqësisë me anë të së cilës largimi nga ky pozicion dhe I lihej 1 muaj kohë të largohej. Arsyet janë tërësisht polirike pasi ai është përfaqësues I LSI-së. Por pavarësisht kësaj, ai për 24 orët e fuindit, ka qenë pa ndërprerje në krye të detyrës. Dhe sot ka qenë krah ministrit duke treguar nivel të lartë përgjegjësie për detyrën dhe njëkohësisht qytetari. Njerëz të tillë nuk duhen hedhur poshtë për arsye politike”, shkruan ai në rrjetet sociale.
(B.H/Faxweb)