Edi Rama nga Prrenjasi ka deklaruar se me asnjë parti PS-ja nuk ka konflikt por janë në konflikt me sistemin që duhet të reformohet.
“Është një konflikt për interesa kombëtare, ne nuk jemi në konflikt me partitë e tjera, jemi në konflikt me sistemin që duhet të reformojmë dhe kur flasim për administratën e shtetit që prej vitesh është ndarë në tepsinë. Nuk e kam luftë politike me askënd por e kam thirrje me të gjithë. E doni shteti në shërbimin tuaj? Apo e doni kështu siç është, nëse e doni kështu siç është mblidhuni çeta çeta nën flamuj dhe rrini. Nëse e doni që partitë t’ju shërbejnë qytetarëve atëherë ka vetëm një rrugë, na jepni fuqinë që na duhet. Nuk e kërkojmë këtë për pushtet për vete, nuk do ishim këtu, do ta bënim zgjedhjet më 18 qershor, do kishim marrë nja 100 e ca deputetë dhe luli do ishte në çadër .”, u shpreh Rama.
Sjellim në vëmendje që sot Luan Rama deklaroi se “ka mbaruar raporti i LSI-së me PS-në”.
(J.V/Shuplaka)