Analisti Ilir Demaliaj i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” në Fax News, duke folur për diktaturën komuniste në Shqipëri , ceku edhe profilin e Kristaq Ramës.
Demaliaj tha se mund të flasë për të në distancë, ndërkohë që shtoi se se njolla e tij më e errët është firmosja për varjen e poetit Havzi Nela.
Për Kristaq Ramën mund të flas në distancë, ka qenë artist i mirë, por iu nënshtrua regjimit. Nuk ishte një njeri negativ, por një njeri që kalopnte në heshtje. Ka mjaft pika të errta. Ajo që rëndon shumë Kristaq Ramën më shumë se bustet e Enver Hoxhës, fatkeqsisht po këto njerëz po na hiqen sikur e kanë urryer Enver Hoxhën.
Aty më shumë se për këtë unë Kristaq Ramën e dënoj që ka një njollë të zezë është firmosja për pushkatimin e poetit Havzi Nela. Kjo ka ndodhur në ’89 kur regjimi komunist kishte marrë rrugën një njeri me dy pare mend mund ta refuzonte. Firma Kristaqit nuk do ta ndalonte varjen e Havzi Nelës. Ajo firmë është një firmë e zezë, një rast i paprecdent në gjitha rajonin.
Kjo është shumë e rëndë për Kristaqin. Unë mendoj se ka qenë shumë më i mirë se i biri Edi Rama, dhe jo sot që është kthyer në një mostër por për atë më parë.”- tha Demaliaj.