04:12 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ka mospërputhje në deklarimin e pasurisë, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin Besnik Cani

15:15 | 08/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ka mospërputhje në deklarimin e pasurisë, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin Besnik Cani

Komisioneri Publik ankimoi sot vendimin e KPK për Besnik Cani prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Më herët Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i pati paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Besnik Cani.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerësoi se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Besnik Cani, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë

“Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Cani, ” informon zyra e shtypit e Komisionerit Publik.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni:Ankimi kunder vendimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Etiketa: Besnik CaniKPAvetting
Pas

FOTO/ Protesta kundër abuzimit të të miturës në Kosovë, polici shpërthen në lot, përqafohet nga protestuesit

Para

Ftohja e Rakitiç me katalanasit, italianët nuk ngurojnë ti hapin dyert

Para
Ftohja e Rakitiç me katalanasit, italianët nuk ngurojnë ti hapin dyert

Ftohja e Rakitiç me katalanasit, italianët nuk ngurojnë ti hapin dyert

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.