Nga Athina ku merr pjesë në forumin ekonomik të Delfit, zv. ndihmës sekretari i shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer i bëri thirrje BE-së të korrigjojë atë që e quajti gabim historik të tetorit të kaluar, kur u shty vendimin për Tiranën dhe Shkupin.
Me këtë qëndrim Palmer tregon se Washington kërkon një vendim pozitiv nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mesin e këtij muaji. Vendimi pozitiv për Tiranën dhe Shkupin, sipas diplomatit amerikan ka rëndësi strategjike, duke shtuar se integrimi I Ballkanit Perëndimor në BE duhet të nisë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
“Lajm i mirë është që ka një mundësi për t’a korrigjuar këtë gabim në Mars, në mbledhjen e radhës të Këshillit Europian. Do të donim shumë të shihnim një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mendojmë se dy vendet i përmbushin kushtet me meritë. Është e rëndësishme për BE-në që të dërgojë një mesazh të qartë tek vendet e Ballkanit Perëndimor se rruga për në Bruksel është e hapur, se ka perspektivë për anëtarësimin e përfundimtar të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vendet nga duhet nisur”, ka thënë Palmer.
Vendimi përfundimtar për hapjen ose to të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut krerët e shteteve të Bashkimit europian do ta marrin në MAj të këtij viti ndërsa përfaqësuesit e vendeve anëtare mblidhen më 26 dhe 27 mars në Bruksel për të diskutuar për procesin e antarësimit të dy vendeve Kandidate.
(F.GJ/FAXWEB.AL)