Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla ka rrëfyer për herë të parë se është bullizuar në fëmijëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nevina shkruan se ajo është bullizuar për faktin se mbante syze dhe kjo gjë ka ndikuar te ajo psikologjikisht, aq sa ajo nuk donte t’i mbante fare.
“Unë kam që 3 vjeç me syze. Aq shumë më kanë sharë qorre sa një periudhë m’u bë si trigger, plaste sherri në sekondë. Nuk është se më shanin në aspektin estetik, po mundoheshin të më bënin të ndihesha keq që kisha një problem me shikimin. Kam kaluar edhe fazën e adoleshencës që nuk doja t’i mbaja fare në asnjë moment dhe i hiqja fshehurazi mos më shihnin prindërit.
Me përdorimin masiv të teknologjisë më duket se tani ka më shumë njerëz me syze se pa. Ndaj nuk e përdor më njerëi për sharje fjalën “qorr”, se janë vetë part of the club ose është një person i afërt i tyre. Kur e provon në kurriz, tregohesh më i ndjeshëm ndaj të tjerëve.
Është e vërtetë që tek vetja në pamje më pëlqen më shumë kur nuk i mban syzet, ndaj ne shumicën e fotove nuk i kam (ose në ndonjë event, nëse s’ju kam folur, tani e dini përse), por nuk e kam aspak kompleks faktin që janë të domosdoshme për mua, Në përditshmëri i mbaj në çdo moment dhe jam ok with it.“, ka shkruar Nevina.
(R.G/Faxweb.al)