Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Shkozë të Tiranës, ku 44-vjeçari Roland Sinani ka vrarë kunatën dhe më pas veten.
Bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani në një reagim për mediat, ka thënë se në momentin e ngjarjes ka qenë në punë.
Ai ka theksuar se lajmin e ka marrë nga prindërit të cilët i kishin thënë hajde se në shtëpi është bërë hataja e madhe.
“Kam 5 vite i martuar kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma.
Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit, i kishin rënë telefonit, por nuk punonin linjat, kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë, ç’të shihja, policia gjak, vëllain të shtrirë në tonë.
Gjendja e tij ka qenë normale, ka qenë dikur në depresion, por kohët e fundit ka qenë mirë”, ka thënë ai.
Ndërkohë kujtojmë se 44-vjeçari e kishte vrarë me armë zjarri kunatën e tij në dhomën e gjumit e cila ndodhej në gjumë bashkë me vajzën e saj të mitur. E para që ka dëgjuar krismat ka qenë nëna e Rolandit, të cilës i ka pohuar se ka vrarë nusen e vëllait dhe më pas në oborr ka vrarë dhe veten.