Ish- Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social në Facebook një denoncim të një banori në fshatin Rromes të Bashkisë Selenicë.
Banori i shkruan Berishës se Bashkia Selenicë nuk ka bërë asnjë perpjekje për të zhbllokuar një rrugë për të mundësuar pjesëmarrjen e banorëve në ceremoninë mortore.
Berisha nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të Bashkisë Selenicë duke e quajtur narkobashki.
Postimi i plotë
“Bllokohet ceremonia mortore!
Narkobashkia nuk çan koken!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Ne fshatin rromes te bashkise selenice ka ndodhur nje vdekje qe dje dhe bashkia nuk ben asnje perpjekje per te zhbllokuar nje rruge qe te beje te mundur pjesemarrjen e banoteve ne ceremonine mortore. Une qe po ju shkruaj aktualisht jam punonjes i kesaj bashkie si manovrator. Personi i duhur per kete pune ishte ish kryetari i bashkise z. Perparim Shametaj. Me respekt I. J”.