Dita e sotme ka nisur me shira pothuajse në të gjithë vendin. Edhe pse duhet thënë se gjatë natës reshjet kanë qenë të dobëta deri mesatare në të gjithë territorin.
Shira pritet të bien në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa reshje dëbore, në zonat malore (kryesisht Juglindje ku priten deri 20 cm dëbore).
Edhe orët e para të ditës së sotme, mbeten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit por në mëngjes pritet kthjellim gradual i motit, fillimisht në Veri dhe Qendër dhe deri në mesditë, kthjellohen edhe zonat Juglindore.
Pjesa e dytë e së enjtes paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post