Helena Kadare, gruaja e shkrimtarit të madh në një intervistë dhenë së fundi ka folur dhe në lidhje me shtimin e shumtë të atyre që e quajnë veten shkrimtar. Ajo thotë se ka vënë re një diarre që duket nga të gjitha anët dhe kjo nuk është normale sipas saj.
Duke iu referuar një miku të saj që donte ti botonte të birit një libër që në moshën 20-vjeçare, Helena Kadare shprhet se kjo është njësoj si ta martosh para kohe. Sipas saj djali duhet që të piqet fillimisht dhe të provojë ndjesëinë e aprovimit të tij.
“Unë nuk kam dhënë kurrë këshilla, as fëmijëve të mi, por njeriu duhet të di të përzgjedhë. E gjithë kjo ‘diarre’, që duket nga të gjitha anët, nuk është normale. I thashë një mikut tim që donte t’i botonte një libër djalit 20 vjeç, se është si ta martosh para kohe. Nuk duhet mësuar t’i ketë gjërat gati. Lëre të piqet, të ketë mundimin që ka njeriu kur shkon te botuesi.
Duhet të provojë ndjesinë e aprovimit të tij. Prindërit nuk duhet ta shtyjnë fëmijën, as ta detyrojnë dhe as të mos fyhen pastaj kur dikush nuk shpreh entuziazëm për atë që bën. Ndoshta edhe ka të drejtë që fyhet, sepse ai mendon se kushedi ç’është duke bërë… Ambicie le të kenë, le të ecin përpara, por të kalojnë disa sprova”, shprehet mes të tjerash Helena Kadare në një intervistë për ‘’Gazetën Panorma”.
(E.K/FAXWEB)