Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është rikthyer fuqishëm në rrjetet sociale, teksa poston herë pas herë foto nga përditshmëria. E shkëputur totalisht nga politika, Topalli si duket po shijon në maksimum jetën me familjen e saj dhe shëtitjet e qeta në natyrë. Ajo së fundmi ka ndarë një foto në Instagram ku zbulon edhe arsyen pse vjeshtja mbetet stina e saj e preferuar.
“Ka një dritë ndryshe në vjeshtë”,shkruan ajo krahas fotos.
Vlen të theksohet se ish-kryetarja e Kuvendit e veshur thjesht dhe në përditshmërinë e saj është mjaft tërheqëse.
(J.D/Faxweb.al)