03:04 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A ka një lidhje mes shkrirjes së akujve në Arktik, thatësirës dhe zjarreve?

23:50 | 10/12/2017
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha, Teknologji & Kuriozitete
0
A ka një lidhje mes shkrirjes së akujve në Arktik, thatësirës dhe zjarreve?

Një raport i ri i Laboratorit Kombëtar “Lawrence Livermore” parashikon një lidhje ndërmjet shkrirjes së akujve në Arktik dhe kushteve më të thata të motit në Kaliforni gjatë dekadave të ardhshme. Ky zbulim bëhet ndërsa zjarret po shkrumbojnë Kaliforninë e Jugut.

Shkencëtarët thonë se mund të ketë një lidhje ndërmjet zjarreve shkatërruese në Kaliforni dhe Arktikut.

“Akulli po zhduket në Oqeanin Arktik. Po zhduket nga Groenlanda duke ndryshuar klimën në mbarë planetin”, thotë Josh Willis, i laboratorit të NASA-s.

Ka ngrohje masive të Arktikut dhe humbje të vazhdueshme të akullit.Një simulim i akujve gjatë dy dekadave të ardhshme tregon se si do zhvendosen rrymat dimërore të ajrit drejt Alaskës dhe Kanadasë, duke ndikuar kështu Kaliforninë.

“Vërejmë tharje të mëtejshme të Kalifornisë vetëm prej shkrirjes së akujve, gati 10-15% pakësim të reshjeve gjatë 20 viteve të ardhshme”, thotë shkencëtarja atmosferike, Ivana Cvijanovic, e Laboratorit Kombëtar “Lawrence Livermore”.

Vëzhgimi i akujve dhe akullnajave ka qenë përqëndrimi kryesor i punës së Josh Willis.

Gjatë një misioni rishtazi në Groenlandë për të parë se sa akull është shkrirë në oqean, zbulimi i tij tregon për efekte globale.

“Uji i ngrohtë gjendet gjithandej rrotull Groenlandës dhe është një kërcënim kryesor për akullnajat. Ajo që nuk dimë është se sa shpejt do të zhduket akulli i Groenlandës. Ndoshta mund t’i përshtateshim një shkrirjeje të ngadaltë 1 mijë vjeçare, por nëse shkrihet për disa qindra vjet, atëherë do të duhet të evakuohen qytete në mbarë botën”, thotë zoti Willis.

Shkencëtarët munden të parashikojnë klimën në zona si jugperëndimi amerikan.

“Do të shikojmë ndoshta kushte më të thata në gjysmën e dytë të shekullit të 21-të në jugperëndim. Kjo do të thotë se do të përballemi me mungesa uji dhe me problemet që shkaktojnë zjarret”, thotë zoti Willis.

Thatësira në rritje dhe shtimi i popullsisë do të thotë më shumë zjarre dhe më shumë shkatërrim.

“Shumë prej zjarreve në Kaliforninë Jugore ndodhin prej ndërveprimit të njerëzve me natyrën e egër”, thotë Natasha Stavros, e laboratorit të NASA-s.

Priten ndryshime të mëtejshme klimatike ndërsa moti do të evoluojë.

“Ndërsa përjetojmë ndryshime klimatike me më shumë thatësirë, zjarri vepron si një fshirës, duke lejuar krijimin e ekosistemeve të reja që nuk do të përballen me konkurencë”, thotë zonja Stavros.

Ndryshimet klimatike nuk parashikohen të ndodhin vetëm në jugperëndimin amerikan.

“Ndërsa atmosfera ngrohet, ajo shndërrohet në një transferues më të mirë të ujit, duke e zhvendosur atë nga një vend në tjetrin. Pra, vendet e thata do të thahen më shumë, ndërsa vendet e lagështa do të kenë edhe më shumë lagështirë. Do të ketë gjithashtu edhe rrebeshe më të mëdha”, thotë zoti Willis.

Josh Willis parashikon se në të ardhmen bota do të ketë më shumë përmbytje dhe thatësira, por se mund të ndryshojë vendndodhja e tyre me kalimin e kohës. /VOA/

Etiketa: arktikkalifornithatesire
Pas

Big Mama pushton mediat turke, çfarë i tërhoqi tek këngëtarja (FOTO)

Para

PARASHIKIMI I MOTIT. 11/12/2017

Para
PARASHIKIMI I MOTIT. 07/11/2017

PARASHIKIMI I MOTIT. 11/12/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.