15:44 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ka një PD, një Kryetar, një Grup”, deputeti Agalliu: S’mundet asnjë deputet që del nga linja e partisë të quhet përfaqësues, këtë bëri Bardhi

15:26 | 21/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ka një PD, një Kryetar, një Grup”, deputeti Agalliu: S’mundet asnjë deputet që del nga linja e partisë të quhet përfaqësues, këtë bëri Bardhi

Deputeti Arbi Agalliu ka folur për FaxNews mbi debatet e fundit rreth PD-së mbi Kryetarin e Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Në një intervistë me gazetaren Jonida Omeri, deputeti tregon se sipas statutit të ri të PD-së, Kryetari i partisë, në rast se fiton zgjedhjet bëhet Kryeministër dhe në rastin e opozitës qëndron si Kryetar i Grupit Parlamentar, por që mund ta delegojë këtë detyrë të një nga nënkryetarët.

Këtë gjë ka bërë dhe Basha, duke ia caktuar rolin e Kreut, Flutura Açkës.

Agalliu shprehet se PD është ende në ristrukturimin e saj, një proces që do të mbyllet duke zgjedhur kryetarët e degëve deri në fund të dhjetorit ose fillim janari.

Sa për “bashkimin” e Bardhit me Berishën, deputeti thotë se këta individë që kanë qenë kundër (non gratave) dhe janë bashkuar me ta, duhet të japin shpjegime për ndryshimin e qëndrimeve të tyre.

Arbi Agalliu: Kam vendosur të mos komentoj asnjë koleg që për arsye të caktuara mban qëndrime të caktuara. PD deri para pak kohësh nuk ka patur një funksionim normal në strukturat e saj sepse Basha ishte i dorëhequr dhe PD ishte në një proces me kryetar të komanduar. Mori vendime Kryesia dhe strukturat e PD-së dhe kaluan në riorganizim, që vijon ende pas zgjedhjes së Bashës si kryetar. Sot, ne jemi në një fazë ristrukturimi për njësitë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, një proces që do të mbyllet dhe me zgjedhjen e kryetarëve të degëve brenda dhjetorit ose në fund të janarit. Në këtë kontekst është miratuar dhe një statut i ri. Kryetari i Partisë, sipas këtij statuti nëse partia fiton zgjedhjet, Kryetari bëhet Kryeministër, në opozitë do të jetë Kreu i Grupit Parlamentar dhe ka të drejtën ta delegojë këtë rol te nënkryetarët, siç ka bërë Basha ndaj koleges Flutura Açkës.

Grupi Parlamentar është përfaqësues i PD-së. Linjat politike i vendos kryesia në këshillim të plotë me strukturat e tjera. E quaj çështje të zgjidhur. Kur disa kolegë që kanë mbajtur qëndrime të qarta ndaj individëve non grata, sot kanë ndryshuar qëndrime, duke i mbajtur ende në lojë. Ambasada Amerikane dhe BE kanë bërë reagime zyrtare ku kanë thënë që nuk kanë kontaktuar asnjë individ nga opozita.

Ka një Parti Demokratike, një Kryetar, një Grup. Nuk mundet asnjë deputet që del nga linja e partisë të quhet përfaqësues i asaj partie. Këtë gjë Gazment Bardhi e bëri me ata kolegë që sulmuan selinë në 8 janar.

Pas

Humbja 4-3 me Bayern, Onana merr fajin përsipër, kapiteni Bruno Fernandez i del në krahë

Para

Makina merr flakë në ecje e sipër në autostradën Vlorë-Fier, dyshohet se është shkak një shkëndijë elektrike

Para
Makina merr flakë në ecje e sipër në autostradën Vlorë-Fier, dyshohet se është shkak një shkëndijë elektrike

Makina merr flakë në ecje e sipër në autostradën Vlorë-Fier, dyshohet se është shkak një shkëndijë elektrike

Discussion about this post

 



Të Fundit

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Milot

Procesi zgjedhor në Korçë monitorohet nga task-forca, agjentë të BKH-së po ndjekin nga afër procedurat

FOTO/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në rang Republike

Qesarakë/Denoncim për presion ndaj votuesve,brenda qendrës së votimit 1615

Tensione në Elbasan: Bllokohet qendra e votimit në Tregan, incidente në Fushë Mbret

Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë, përfundojnë në spital

Vota e diasporës, mbërrijnë në qendrat e votimit 2784 zarfe me vota

Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj

Librazhd/U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton “të arratiset” nga dritarja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.