E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” ka qenë këngëtarja që për 6 vite ishte edhe prezantuese e “Portokalli”, Eneda Tarifa.
E pyetur nga moderatorja e emisionit, Rudina Dembacaj se kë do të hiqte nga “Portokalli” nëse do të bëhej drejtoreshë e këtij spektakli, Eneda ka preferuar që emrin e përvetshëm t’ja tregojë Rudinës veçanërisht pasi nuk dëshiron të krijojë armiq.
Por me gjithë dëshirën për të mos treguar emra, duket se Eneda nuk ka mundur të qëndrojë pa dhënë mendimin e saj lidhur me stafin e spektaklit.
“Nuk besoj se dua të krijoj dhë të bëj armiq në këto momente që besoj se do mbetet për ta thënnë në kafe. Ka njerëz që hanë bukë kot.”
Më pas ajo ka treguar se i preferuari i saj në “Portokalli” është aktori Florian Binaj.
“Vend të veçantë mban Flori, i cili është shumë i talentuar, një njeri me shumë dimensione që di të krijojë karaktere edhe nuk ka bërë shkollë për aktrim. Këta njerëz ecin vetë dhe vetëm më punën e tyre, unë i adhuroj.”
Discussion about this post