Dy ditë më parë ish kryeministri Sali Berisha nxori një denoncim tek Qytetari Dixhital për një sherr që kishte ndodhur në shkollën ” Eftali Koçi”. Sipas Berishës drejtoresha e shkollës kishte nxjerrë nga flokët mësuesit jashtë nga shkolla.
Në një interviste për Fax News drejtoresha e shkollës znj. Mimoza Guleksi u shpreh se lajm është i rremë dhe që ka kontaktuar dhe me vete z.Berisha duke i sqaruar ngjarjen.
Gjithashtu Drejtoresha e shkolles shprehet për Fax News se do ti drejtohet institucioneve përkatëse për lajmin e rremë dhe për shkelje të integritetit njerzor që është shumë i rëndë.
“Kam 30 vite pune ne profesion me shume qe ka ai jetë. Kam patur komunikimin e drejpërdrejtë me z.Sali dhe ja kam bërë sqarimin. Nuk ka ndodhur një ngjarje e të tillë.
Me lajmin jam informuar nga drejtoresha e ZVA, ku është bërë një postimi rremë i një lajmi nga prindi që ka ndodhur një ngjarje e rëndë midis meje si drejtuese e shkollës dhe mësuesve pritës. Gjë e cila nuk ka ndodhur dhe ju i keni të gjitha mundësitë për ta vërtetuar. Vetëm me z. Sali kam bërë të mundur informacionin që të bënte përgënjeshtrimin e lajmit.
Pres postimin nga ana e tij të të gjitha detajeve se pse është shkruar një lajm i rremë. Vetë z. Sali duhet ta kuptojë që jemi në funksion të edukimit të fëmijëve dhe është e pakonceptueshme të arrihet në këtë pikë.
Unë pres përgjigje nga Berisha. Në mos do ti drejtohem institucioneve të tjera për lajmin e rremë dhe për shkelje të integritetit njerzor që është shumë i rëndë.”- u shpreh Guleksi.
(M.Q/Faxweb.al)