Të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 32-vjeçarti Laer Kurti. Faxnews ka mësuar se në momentin e shoqërimit në Polici, i riu ka shfaqur komplikacione të rënda shëndetësore duke nxjerrë shkumë prej goje.
Policia në këtë momente ka lajmëruar menjëherë autoambulancën, e cila ka bërë shoqërimin tij në spital, por për fat të keq nuk arriti të mbijetojë.
“Pas shoqërimit në komisariatin nr 3 ai Ka nxjerrë shkumë nga goja. Ata [policia] kanë lajmëruar menjëherë ambulancën dhe kanë tentuar t’i japin ndihmë mjekësore dhe automabulca e ka shoqëruar në gjendje të rëndë, por i riu nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën”, raporton gazetari i Faxnews Elis Myrtaj.
Gazetari Myrtaj ka arritur të zbardhë deklarimet e njërit prej efektivëve që është marrë në pyetje. Ai hedh poshtë pretendimet se ndaj të riut është ushtruar dhunë.
“Dy policët janë duke u pyetur. Sipas deklarimeve të njërit prej tyre është shprehur se në mënyrë kategorike nuk është ushtruar asnjë lloj dhune. Kjo konfirmohet nga burimet dhe nga komisariati nr.3 dhe çdo gjë është filmuar”, shtoi gazetari.