Aktivisti Kostandin Pula ishte i ftuar në studion elajmeve të Fax News ku foli për situatën e pas tërmetit të datës 26 Nëntor që tronditi vendin, ku tha se më shumë kanë qenë të aktivizuar vullnetarët në terren se sa njërëzit epërckatuar në këtë çështje.
Pula ngriti edhe shqetësimin e menaxhimit të donacioneve dhe ndihmave të ofruara dhe nga ana tjetër tha se njerëzit janë vendosur nëpër çadra dhe të ulur nëpër copa kartoni.
“Njerëzit kanë qëndruar gjatë mbrëmjes së kaluar nëpër çadra brenda të cilave ishte futur uji, të ulur nëpër copa kartoni në fushën e sportit. Ka pasur abuzime të tmerrshme nga funksionarët e bashkive, Ndihmat e ardhura nga Kosova u futën nëpër bodrumet e manaxhuara nga Njësia bashkiake e Thumanës. Bashkia e Krujës po kujdeset vetëm për ata persona që janë përballur me shembjen e atyre pallateve, por Thumana nuk ka pasur vetëm këta banorë që janë dëmtuar. Ndërsa është bërë thirrje për ti dërguar në hotele, por ka banorë që kanë kafshë shtëpiake, ku ti çojnë kafshët. Nga ana tjetër ka pasur edhe vjedhje dhe ka ende rrezikshmëri për vjedhje.
Kanë ardhur me dhjetra kamione nga Kosova me ndihmë u futën brenda njësisë Administrative dhe u zhdukën nuk u panë më me sy, nuk e di unë nga kanë shkuar. Kanë qenë komplet të paaftë për të përballuar fluksin e njerëzve, gjithë shqiptarët po dhurojnë ndihma. Ka pasur mungesa të gjërave elementare si qumësht për fëmijë”, tha Pula.
(F.GJ/faxweb.al)