Dita e sotme ishte e ngarkuar me ngjarje politike që kanë kulmuar me uljen në një tryezë të aktorëve që përfaqësojnë subjekte të ndryshme, ku teksa opozita e argumentoi si një arritje për të mos e lënë Reformën Zgjedhore vetëm në dorë të Kuvendit, nga ana tjetër mazhoranca e konsideroi si një reflektim të opozitës që i hap rrugë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor
Por askush nga të dyja palët nuk përmendi rolin e ndërkombëtarëve në këtë proces, pavarësisht se ata kanë qenë zëri kryesor për uljen në tryezën e dialogut, ndërsa vlejnë të theksohen edhe 9 kushtet e Bundestagut Gjerman, të cilat pa dakortësinë e palëve, vështirë të vihen në shinat e zbatimit.
Gazetari Robert Rakipllari ka treguar sot në “Opinion” se personi kyç që ka ulur palët në bisedime ka qenë ambasadori i Britanisë në Tiranë, Duncan Norman.
“Unë di që bazamenti i kësaj që është arritur sot, është një lloj pakti i detyruar për të nisur diskutimin për rregullat e lojës. Opozita ka ndjekur një strategji të caktuar dhe tani jemi në këtë situatë. Bazamenti i kësaj historie është rezoluta e parlamentit gjerman. Procesi ka vijuar, unë di që në një tryezë që është bërë në Sheraton për reformën zgjedhore ku ka shkuar edhe Ivi Kaso ka patur një ndërmjetësim të fortë amerikan. Zoti Palmer ka patur një bisedë me zotin Basha për këtë takim. Së fundmi negociatori kryesor që ka ulur palët është ambasadori britanik”, ka thënë Rakipllari.
(F.GJ/FAXWEB.AL)