Në një intervistë për Fax News, Grej Malo, mjek vullnetar ka folur për operacionin e shpëtimit të Klajdi Qatos i cili u bllokua nën rrënoja në vilën “Palma” në Durrës nga tërmeti që goditi vendin.
Malo u shpreh se operacioni ishte i vështirë por Klajdi i ka dhënë një ndihmesë edhe ekipit, pasi nuk është dorëzuar për asnjë moment.
“Ka pasur sipër tij tre a katër kate. Nuk mund të lëvizte edhe më shumë. Ka qenë të kushte ekstreme. Me pas u krijuan mundësitë që të krijohej një hapësire më e bollshme që të mbijetonte. Por Klajdi nuk është dorëzuar dhe kjo na ka ndihmuar edhe më shumë. Klajdi kishte një psikologji shumë të mirë, morali i tij na ndihmoi që edhe ne ta ndihmonin. Nën rrënoja kishtë bërë disa struktura mbajtëse dhe ne i dhamë një radiomarrës që të kishim kontakt. KLajdi ja doli falë forcës së tij dhe ekipit të shpëtimit.Donim ta mbanim me shpresë Klajdin, pasi ai është në një hapësirë shumë të vogël”- u shpreh Malo.
(M.Q/Faxweb.al)