02:58 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ka patur një debat brenda opozitës”, Erisa Xhixho flet për Reformën Zgjedhore: Ka krizë besimi nga qytetarët

19:33 | 19/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ka patur një debat brenda opozitës”, Erisa Xhixho flet për Reformën Zgjedhore: Ka krizë besimi nga qytetarët

Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho ka qënë e ftuar në studion e FaxNews, për të folur për Refomën Zgjedhore. Xhixho u shpreh se opozita ka qënë e pranishme në tryezën e Reformës Zgjedhore të mbledhur nga OSBE-ODIHR. Nënkryetarja e LSI tha se 9 kushtet e Bundenstagut mbeten prioritet për opozitën.

Gjithashtu, Xhixho tha se duhet të bëhet shkëputja nga një tranzicion i tej zgjatur të zgjedhjeve të vjedhura, të manipulimit të procesit zgjedhor.

Xhixho foli për dy modelet e ofruara për Reformën Zgjedhore, të cilat mbështeten nga LSI. E pyetur për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Xhixho tha se jemi në krizë institucionale, dhe zbatimit të ligjit.

“Sot është bërë mbledhja e rradhës e tryezës së Reformës Zgjedhore e mbledhur nga OSBE-ODIHR. Opozita ishte prezente në mbledhje, për të shprehur vullnetin dhe gaditshmërinë e saj për këtë çështje e cila nuk është vetëm prioritare për partitë politike, por shkon më tej. Prioritet mbetën 9 kushtet e Bundenstagut, si shtet dhe këto janë prioritet edhe për opozitën. Reforma Zgjedhje si një nga 9 kushtet e Bundestagut duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës, që përfshinë jo vetëm partitë politike, por edhe shoqërinë civile dhe të gjithë shoqërinë shqiptare. Duhet të shkëputemi nga një tranzicion i tej zgjatur të zgjedhjeve të vjedhura, të manipulimit të procesit zgjedhor. Faktet tronditëse të publikuara së fundmi, për përfshirjen e poltikanëve apo zyrtarëve të institucioneve për blerjen apo manipulimit të votave. Kjo tryezë merr një rëndësi jetike për vendin sot dhe produkti dhe patja e një Reforme Zgjedhore do të mundte të adresojë të gjitha problematikat.

Sot kishim një diskutim për financimet dhe transparencën e partive politike. Mendoj se është emergjente të krijohen mjetet e kontrollit dhe monitorimit të financave të partive politike. Kjo është një domosdoshmëri për partitë politike. Kemi një krizë besimi nga qytetarët tek politika, dhe këtë duhet ta pranojmë. Dhe për sa kohë kemi krizën e besimit, për vetë modelin e ofruar nga Rilindja, duke futur kriminelat në Parlament, duke patur një lidhje e ngushtë mes politikës dhe krimit të organizuar, solli një rrënim të besimit të besimit të qytetarëve.

Më tej, Xhixho u ndal tek dy modelet e ofruara për Reformën Zgjedhore, të cilat mbështeten nga LSI.

“Ka patur një debat edhe brenda kualicionit opozitar, por edhe në tryezë dhe ka dy modele që ofrohen. 1.modeli i financuar vetëm nga shtetit (kërkesë e PD-së), 2.Donacionet e partive politike, të kontrolluara e të monitoruara.

LSI mbështet alternimin e dy modele, dhe mendoj se do të bënte të mundur transparencën si edhe besimin për qytetarët. Sigurisht që monitorimi se nga vijnë donacionet e partive do të ishte prioritar.”

Nënkryetarja e LSI-së, foli edhe për emërimet e Gjykatës Kushtetuese dhe për betimin e Arta Vorpsit para një noteri.

“Kushtetuta është mbi çdo gjë dhe dëshirojë nga Presidenti im, të zbatojë Kushtetutën dhe të mos bierë pre e lojës së partive politike. Është e paimagjinueshme që një juriste si Arta Vorpsi, një kandidate për Gjykatë Kushtete, të bëjë të tillë veprimi.”

Etiketa: erisa xhixho
Pas

VIDEO/ U dënua me burgim të përjetshëm në Greqi, shqiptari rrëfen kalvarin e vuajtjeve drejt fitimit të pafajësisë

Para

FOTO/ Te lulishtja e Kuvendit, Belinda Balluku filmohet me Arben Ahmetajn duke biseduar larg syrit të kolegëve

Para
FOTO/ Te lulishtja e Kuvendit, Belinda Balluku filmohet me Arben Ahmetajn duke biseduar larg syrit të kolegëve

FOTO/ Te lulishtja e Kuvendit, Belinda Balluku filmohet me Arben Ahmetajn duke biseduar larg syrit të kolegëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.