Ka përfunduar takimi mes Kosovës dhe Serbisë pak pas orës 23:00. Pas takimit, të dy delegacionet nuk kanë dhënë deklarata. Kjo me urdhër të Mogherinit e cila ka kërkuar nga të dyja palët që të mos japin asnjë deklaratë për media.
Nuk dihet se çfarë është biseduar e çfarë jo në këtë takim. Bisedimet e sotme është thënë se do të përqendrohen te çështja e drejtësisë në veri, energjetika dhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruajnë mediat kosovare. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post