Vettingu ka kaluar tashmë nga drejtësia në radhët e policisë. Ditën e djeshme kaloi i pari në sitën e Vettingut Drejtori i Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA-së, Oltion Shehu. Shehu rrezikon të mos e kaloi proçesin pasi i janë gjetur mangësi pasi ndaj tij rezultojnë edhe dy masa administrative ndërsa nuk ka deklaruar saktë pasurinë e tij, një shifër prej rreth 1.4 milionë lekësh.
Për këtë folur për Vettingun në polici, i ftuar në studion e FaxNews është Sadetin Fishta kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit.
Fishta u shpreh se para Vettingut duhet të gjithë të jenë të barabartë. Fishta theksoi se edhe në polici ka ndërhyje politike dhe shumë drejtues të policisë ua kanë dhuruar gradat që kanë marrë. Më tej, kreu i Sindikatave u ndal edhe tek pagat e punonjësve të policisë, që nuk u paguhen orët shtesë.
“Të jenë të gjithë të barabartë para Vettingut. Nuk besoj se në polici të mos ketë pasur ndërhyrje politike. Fakti që kemi ne kemi shumë drejtues të policisë që nuk e kanë merituar gradën por ua kanë dhuruar. Ne kemi disa punonjës që kanë marrë grada të pa merituara.
Nuk them që politika do ndërhyjë apo jo, por do ta shohim në vijim për çdo punonjës. Në këto 7 vitet e fundit, kemi qënë në ndjekje të çdo shkelje ligji. Policia është e të gjithë shqiptarëve, dhe nuk kanë lidhje me politikën.”
Gjithashtu, Fishta theksoi se që nga 2017-të punonjësit nuk marrin orët shtesë
“Ka problem pagash. Sindikata jonë ka kërkuar ato që na takojnë me ligj. Shteti duhet të marrë në përgjegjësi sigurinë e punonjësve të policisë, pasi është me ligj. Me ligj edhe orët suplementare duhen paguar. Ka qënë në 2017, që punonjësit nuk marrin orët shtesë.”
(K.H/Faxweb.al)