Kreu i qeverisë Edi Rama ka nisur prezantimin e platformës Anti KÇK, që sipas kreut të qeverisë do ti japë fund abuzimeve në radhët e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.
“Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafias dhe krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit”, është kjo motoja e përdorur nga ana e Ramës.
Rama e nisi diskutimin e tij me një pranim, se ky ka qenë viti më i vështirë i qeverisjes së tij, pasi kriza politike e brenshme, ishte e prodhuar artificialisht, dhe ndikoi në vendimin e BE-së për mosçeljen e negociatave.
“Dua që të nis nga refuzimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, për të gjithë e kanë të qartë se ky ka qenë një vit posatçërisht i vështirë, ka qenë viti më i vështirë në qeverisjen tonë, ka pasur një tentativë për të krijuar një krizë të thellë me mjete artificiale. Nuk kam asnjë dyshim për sa më takon, që në themel të kësaj përpjekje, ka qenë frika, frika nga drejtësia. Frika nga drejtësia e lidhur me mundësinë reale me çeljen e negociatave, dihet që të vjen një process ballaaqimi serioz me drejtësinë, dhe pa asnjë dyshim kjo do të thotë dhënia e provave konkrete mbi faktin se e gjithë Reforma në Drejtësi, korrespodon me kapacitetin e sistemit të drejtëisë për të gjykuar dhe dënuar, pavarësisht statusit social, influencës apo forcës, që do të thotë adresimi i korrupsionit deri në nivelet më të larta”, tha Rama.
Rama e quajti situatë surreale atë të krijuar në zgjedhjet e 30 Qershorit, ndërsa foli dhe për lobimin e fortë që qeveria e tij bëri tek Gjermania, një nga shtetet më të rëndësishme në BE.
“Kemi pasur një situatë surreale në procesin zgjedhor, ne bëmë të gjitha përpjekjet për të komunikuar, dhe për të balancuar efektin e baltës së hedhur ndërkombëtarisht në vendin tonë, duke filluar me një vend kyç siç ishte Gjermania, ku duhet thënë e drejta që marrëdhëniet ndërpartiake, na kishin krijuar një barrier domethënëse në krahasim me partinë Social Demokrate. Besoj që është fakt se Gjermania konkludoi në një po për çeljen e negociatave, është një provë që përpjekjet tona kanë qenë të suksesshme. Na është dhënë mundësia që të kemi një udhërrëfyes në procesin që vazhdon për çeljen e negociatave, ajo që ndodhi, nuk mund të mos e trondiste opinionin publik, dhe të krijonte një klimë mosbesimi, një pjesë iu drejtua qeverisë sonë”, tha më tej Rama.
Ndërkohë Rama dha dhe versionin e tij, lidhur me vendimin për negociatat…
“Unë mund të dëshmoj versionin tim, se refuzimi erdhi si pasojë e një qendrimi të brendshëm në skenën e BE, një përplasje mes Francës dher shteteve të tjera. Pak ditë më parë në Francë janë thërritur katër ambasadorë, shqiptar, i Maqedonisë së Veriut, i Serbisë dhe i Malit të Zi, për të çelur një dialog të qendrimit të Francës në raport me zgjerimin. Që do të thotë pavarësisht se çfarë kemi bërë ne, e meritonim apo jo çeljen e negociatave, vendimmarrja erdhi si pasojë e një divergjence të brendshme në BE. Ajo që mbetet për tu theksuar, është se pavarësisht vendimit Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse të bëjë të njëjtat Reforma, njësoj sikur vendimi të kishte qenë pozitiv. Për ne procesi i Integrimit nuk është se na e kërkojnë të tjerët, por e bëjmë se është në interes të vendit tonë, pasi është një proces që na jep ne mjetet e nevojshme për të modernizuar shtetin”, deklaroi më tej kreu i qeverisë.
(E.K/Faxweb.al)