Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Japoninë ditën e Vitit të Ri ka kaluar mbi 100, ndërsa më shumë se 200 persona janë ende të zhdukur, njoftuan sot autoritetet lokale.
Tërmeti me magnitudë 7.6 që goditi bregun perëndimor të Japonisë ka dëmtuar rëndë shumë infrastruktura, ndërsa 23,000 shtëpi mbeten pa energji elektrike në prefekturën Hokuriku.
Kërkimi për të mbijetuarit nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara vazhdon për të gjashtën ditë dhe më shumë se 30,000 njerëz që janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre presin ndihmë.
Gjashtëmbëdhjetë vdekje të reja u konfirmuan sot në qytetet Uajima dhe Anamizu, duke e çuar numrin total të të vdekurve nga tërmeti në 110, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar qeverinë lokale të prefekturës Ishikawa dhe burime të tjera.
Ky është tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Japoninë që nga viti 2016 në pjesën jugperëndimore të vendit, i cili vrau 276 njerëz.