23:54 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ka thyerje në të dyja këmbët, banori i Astirit tregon paradoksin: Letrat i kemi mbyllur në një ditë, vëllait iu legalizua prona, mua jo!

08:55 | 13/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ka thyerje në të dyja këmbët, banori i Astirit tregon paradoksin: Letrat i kemi mbyllur në një ditë, vëllait iu legalizua prona, mua jo!

Një ditë pas dhunës dhe terrorit të ushtruar nga policia në zonën e Astirit, gazetarja e Fax News Fjona Çela ka qenë sot pranë një familje, shtëpia e të cilëve rrezikon shembjen, ndërsa kryefamiljari Artur Muja, ka marrë dëmtime në këmbë gjatë mëngjesit të djeshëm.

Në një rrëfim për dinamikën e ngjarjeve dje, Muja u shpreh se ndaj të gjithë banorëve është hedhur një sasi mjaft e madhe gazi, çka bëri që ata të përplaseshin me njëri-tjetrin, në tentativë për të shpëtuar.

“Ne po mbrojmë shtëpitë tona, nuk po kërkojmë vëllavrasje. Turma e banorëve u prek nga gazi, disa persona kanë rënë pa ndjenja, kush ishte më i fortë mori në krah të tjerët, më kanë shtyrë nga lartësia. 

Njerëzit kanë qenë në panik, plaka dhe pleq të mëdhenj në moshë, ishim duke u ndihmuar. Ka qenë e gjithë zona komplet e mbushur me gazë, kam dëmtime në të dyja thembrat e këmbës, edhe kaviljet, për një javë do bëjmë dhe një grafi tjetër, për momentin i kam në allçi”, u shpreh Muja.

Ajo që është dhe më absurde është fakti se Artur Muja, është ende në process gjyqësor për legalizimin e banesës dhe dyqanit të tij, ndërsa vëllai që është ngjitur me të, dhe i kanë mbyllur dokumentacionet njësoj, ka përfituar dëmshpërblim, pasi i është legalizuar prona.

“Kam dyqane dhe shtëpitë, bashkë me motrën, që sipas projektit të tyre i bie të prishen, pavarësisht se jam ende në process gjyqësor. Vëllait i është legalizuar banesa, mua jo, pavarësisht se ne i kemi plotësuar letrat në të njëjtën ditë. Këta nuk po pyesin më se me letra se pa letra”, tha më tej Muja.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: artur mujaflet banori i astirit
Pas

Kiara Tito flet publikisht për ndarjen: Këtë dhimbje s’e kalova lehtë, koha do të shërojë gjithçka

Para

Gjendet i vdekur në rrugë 34-vjeçari nga Vlora

Para
Aksident tragjik, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar (FOTO & EMRI)

Gjendet i vdekur në rrugë 34-vjeçari nga Vlora

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.