07:38 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ka vdekur”/ Thaçi i përgjigjet ashpër Haradinajt: Je në humor ose ndihesh komod na karrike, sa për ngushëllime…

17:31 | 08/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ka vdekur”/ Thaçi i përgjigjet ashpër Haradinajt: Je në humor ose ndihesh komod na karrike, sa për ngushëllime…

Presidenti Hashim Thaçi e ka quajtur joserioz dhe të papërgjegjshëm kryeministrin, Ramush Haradinaj, duke i kërkuar të ketë një qasje shumë më të mençur.

“Një kryeministër serioz nuk flet për luftëra dhe tragjedi, por kujdeset për reforma. Ka dështuar ta bëjë në javët dhe muajt e fundit. Nuk jam i shqetësuar për deklaratat populiste. Do të luaj rolin udhëheqës, dhe obligimeve të mia në procesin e dialogut. Unë jam duke udhëhequr negociatat dhe jo kryeministri. I kërkoj një qasje shumë më të mençur. Kryeministri mundet dhe ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat për dialogun”, është shprehur presidenti Thaçi në një konferencë për medie, raporton EkonomiaOnline.

Thaçi ftoi pozitën dhe opozitën të nxjerrin një rezolutë që hap perspektivë. “Çdo rezolutë që respekton ligjet e Kosovës do ta ketë përkrahjen e plotë. Një rezolutë s’mund të dalë mbi Kushtetutën. Ftoj pozitën e opozitën të nxjerrin një rezolutë e cila hap perspektivë dhe marrjen e përgjegjësive”, tha Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se ideja e korrigjimit të kufijve tashmë “ka vdekur” dhe u ka shprehur ngushëllime atyre që kanë pasur pretendime për ndryshim të territoreve. Sipas presidentit Thaçi, dialogu nuk ka vdekur, por ai është në një fazë të rëndësishme.

“Dialogu nuk ka vdekur, është në një fazë të rëndësishme. Është deklaratë interesante e kryeministrit që tregon se është në humor të mirë ose ndihet komod në karrigen e vet. Kam pritur nga ai të jetë më racional dhe i përgjegjshëm. Sa për ngushëllim, i ngushëlloj ata që punojnë për ndarje dhe asociacion me elemente ekzekutive”, theksoi Thaçi.

Kohët e fundit ka pasur replika në distancë mes Haradinajt dhe Thaçit në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së tij për ‘korrigjim kufijsh’ por kjo sipas Haradinajt do të sillte luftë dhe nuk do të ndodhë. (B.H/FAXWEB)

Etiketa: kosovaThaci Haradinaj
Pas

Dashamir Shehi zbulon se kush e mban të bashkuar opozitën: Ditën që nuk do jetë më…

Para

Rritet çmimi i naftës, Shqipëria sërish ndër vendet me çmimet me të larta të karburantit

Para
Rritet çmimi i naftës, Shqipëria sërish ndër vendet me çmimet me të larta të karburantit

Rritet çmimi i naftës, Shqipëria sërish ndër vendet me çmimet me të larta të karburantit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Eurostat: Aplikimet për azil nga shqiptarët në BE bien 29% për periudhën janar-mars

Nis sot rinumërimi i votave, pritet të hapen 43% e kutive në 4 qarqe

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Presidenti ukrainas pretendon se Rusia nuk dëshiron t’i japë fund luftës

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.