10:52 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Kabina u mbush me tym, avioni bëri disa lëvizje të rrezikshme”, panik në ajër. Pasagjerët tregojnë tmerrin me ”Blue Panorama”

09:30 | 24/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Kabina u mbush me tym, avioni bëri disa lëvizje të rrezikshme”, panik në ajër. Pasagjerët tregojnë tmerrin me ”Blue Panorama”

Vijojnë të shënohen incidente me avionët e linjës “Blue Panorama” duke sjellë një shqetësim të madh për të gjithë pasagjerët shqiptarë. Mëngjesin e sotëm mësohet se avioni që do të udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Anconës ka kryer një ulje të detyruar, pak minuta pasi ishte ngritur në fluturim. Pasagjerët të tmerruar kanë treguar minutat e panikut për mediat.

“U ngritëm normalisht, ishim në det, sapo kishim kaluar Durrësin kur pamë tym të dilte nga avioni, kabina u mbush me tym. Ishte tmerr, kishte edhe fëmijë që nisën të qanin”, tregon pasagjeri.

Në ato momente paniku, pasagjeri thotë se nuk janë lejuar të përdorin telefonat për të filmuar dhe se avioni ka bërë disa manovra të rrezikshme para se të ulet.

“Kabina u mbush me tym kur na njoftuan që do ulemi në Rinas për shkak të defektit. Avioni bëri disa lëvizje shumë të rrezikshme, thamë se u rrëzuam. Është i gjithë faji i avionëve të vjetër që sjellin në Shqipëri si të ishim bota e tretë. Pilotët na e shpëtuan jetën, nuk e di se si mundën ta ulnin atë avion në gjendjen që ishte”,- tregon ndër të tjera pasagjeri për ‘’Bw”.

Prej gati dy orësh 50 pasagjerët që prisnin të udhëtonin drejt Anconës janë ende në pritje në Rinas dhe askush nuk i ka lajmëruar se kur do të nisen.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: Blue Panoramapanik ne ajer
Pas

Ç’nuk tha për veshjen e Ildës dhe Borës, Kejvina i del Nanos ashtu siç nuk e priste

Para

VIDEO/ Ishin ulur në të njëjtën tavolinë, si nisi sherri që çoi në vrasjen e 45-vjeçarit në Durrës

Para
VIDEO/ Ishin ulur në të njëjtën tavolinë, si nisi sherri që çoi në vrasjen e 45-vjeçarit në Durrës

VIDEO/ Ishin ulur në të njëjtën tavolinë, si nisi sherri që çoi në vrasjen e 45-vjeçarit në Durrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Trafik mjetesh lundruese në detin Jon, arrestohet 23-vjeçari në Sarandë

Merr flakë makina në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin? Qeveria gjermane paguan taksë 70 mijë euro në vit

Itali/ Shpërthim në një ndërtesë në Torino, 5 të plagosur! Dy fëmijë në gjendje të rëndë

Procesi për ‘Partizanin’ në GJKKO nis sot, Jamarbër Malltezi: Gjueti shtrigash me urdhër të kryeministrit

Pamje apokaliptike nga Turqia! Flakët dhe zjarri ‘pushtojnë’ tokën dhe qiellin në Izmir

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Popullsia është përgjysmuar në 30 vite/ Masat që po merr Gjermania lindore në luftë me shpopullimin

Netanyahu: Pas operacioneve në Iran, hapen mundësi për lirimin e pengjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.