21:57 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kabineti i ri qeveritar/ Endri Tafani: Janë thjesht persona që kanë punuar për Ramën dhe tani po i ngre në një post më lartë

15:14 | 05/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kabineti i ri qeveritar/ Endri Tafani: Janë thjesht persona që kanë punuar për Ramën dhe tani po i ngre në një post më lartë

Endri Tafani dhe Kryeministri Edi Rama

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ditën e djeshme, ishte një ngjarje e cila vazhdon të komentohet edhe sot, qoftë për fjalimin e Kryeministrit Edi Rama, ashtu dhe për ndryshimet e bëra në Kabinetin Qeveritar.

I ftuar në FaxNews për të folur rreth kësaj ngjarje politike, ka qenë politologu Endri Tafani.

Në një intervistë për gazetaren Rovena Neziri, Tafani shprehet se nuk kishte ndonjë surprizë nga ndryshimet e bëra, përpos largimit të Ministres së Financave, Delina Ibrahimajt.

Politologu, thotë se Kryeministri vazhdimisht i bën këto përzierje të personazheve në qeverisje për të dhënë idenë e një hovi të ri, megjithatë thekson se Rama nuk e ka ndryshuar mënyrën e qeverisjes.

Hyrjet e reja në Kabinet, sipas Tafanit mund të jenë dhe për një katapultim në PS, për këta persona që nuk është se e kanë ideologjinë e Partisë Socialiste thotë politologu, por thjesht kanë punuar më parë për Ramën.

Endri Tafani: Kabineti i ri qeveritar, nuk është se janë figura që më parë kanë qenë komplet anonimë. Përgjithësisht janë personazhe të njohura dhe bashkëpunëtor të Ramës. Nuk është se ka ndonjë ndryshim me qeverisjen e mëparshme. Rama bën vazhdimisht një përzierje të personazheve në qeverisje, për të dhënë një hov të ri.

Në fund të fundit nuk është se ka për të ndryshuar diçka në mënyrën si ka qeverisur Rama. Logjika në këtë rast është thjesht një marketing. Mënyra se si e ka ndërtuar pushtetin Rama është që të gjithë ministritë janë në dorë të tij. Në këtë rast bie më shumë në sy që asnjë nga figurat aty nuk është figurë tipike socialiste ose të kenë ideologjinë e PS-së. Janë thjesht persona që kanë punuar për Ramën dhe tani po i ngre në një post më lartë. Duket si promovim për t’i kaluar më pas në rangun politik.

Të gjitha lëvizjet e veta, Rama i ka surprizë. Më tepër surprizë është largimi i Ministres së Financave, Ibrahimaj. Po të vësh re qëndrimin e përgjithshëm ndaj saj, duket sikur e kanë respektuar. Vendosja e Metes më duket si një hap mbrapa në kuptimin e asaj që mund të arrihet. Ka qenë pjesë e periudhës së artë të koncesioneve dhe më pas drejtor i AMF-së. Periudha 2013-2017 e implikon në disa gjëra.

Etiketa: Asambleja Kombëtareedi ramaEndri TafaniErvin Meteps
Pas

Vodhi 5 monopatina dhe biçikleta, vihet në pranga 33-vjeçari në Tiranë

Para

Manchester United prezanton Amrabat, zbulohet numri që do të mbajë mbi shpinë marokeni

Para
Manchester United prezanton Amrabat, zbulohet numri që do të mbajë mbi shpinë marokeni

Manchester United prezanton Amrabat, zbulohet numri që do të mbajë mbi shpinë marokeni

Discussion about this post

 



Të Fundit

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.