21:25 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kadare letër Vlahutinit: Jam i tronditur, gati të ulem në gjunjë për t’ju kërkuar ndjesë

17:39 | 10/05/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Kadare letër Vlahutinit: Jam i tronditur, gati të ulem në gjunjë për t’ju kërkuar ndjesë

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nga Parisi  i ka dërguar një letër ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin pas zhvillimeve që kanë në qendër një shkrim të publicistit Kastriot Myftaraj.

Në letër Kadare  shpreh tronditjen për fyerjen që i është bërë ambasadores, shkruan Gsh.al.

Shkrimtari kandidat për nobel shprehet madje i gatshëm t’i kërkojë ndjesë në gjunjë dhe e siguron se mirënjohja ndaj saj do jetë e pacenueshme.

Letër për Romana Vlahutin, ambasadore e BE në Shqipëri

E nderuara Zonjë,

Më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër krejtësisht personale, për tronditjen që më shkaktoi sot fyerja e paskrupullt që u bë publikisht kundër jush në shtypin shqiptar.

Nuk është fjala për të sqaruar këtu se ç’është fyerja e një njeriu jo normal dhe se sa pak lidhje ka ajo me një popull e një shoqëri të tërë. Megjithatë ajo fyerje u botua nga shtypi i vendit tim, kështu që në një mënyrë ose një tjetër na vuri para përgjegjësisë të gjithëve.

Ndonëse shkrimtar i njohur, nuk marr përsipër të përgjigjem për ato çka mund të ndodhin në këtë vend, për mirë apo për keq. Do të doja thjesht të ndaja me ju pikëllimin që mund të ndiejë njeriu, i cili, në vendin ku vjen të ndihmojë për kapërcimin e brengave, ndeshet me një mosmirënjohje të tillë.

E dashur Romana Vlahutin, do të isha gati t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë, për t’ju siguruar se mirënjohja për ju është e do të jetë e pacënueshme.

Ismail Kadare,

Paris, 10 maj 2017

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: Kadarevlahutin
Pas

Kongresmenët amerikanë shkojnë në selinë blu për takim me Bashën

Para

S’i ndahet Bashës, Rama tregon si duket Republika nga brenda dhe jashtë (FOTO)

Para
“Zgjohu Luli, fituam”, Rama s’ndalet, tjetër meme me Bashën (FOTO)

S’i ndahet Bashës, Rama tregon si duket Republika nga brenda dhe jashtë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

Zjarr i madh në një maternitet në Angli, evakuohen shtatzënat dhe të porsalindurit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.