Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare ka reaguar në lidhje me shembjen Teatrit Kombëtar sot në Tiranë.
Kadare ka thënë për TVT se nuk dëshiron të përzihet në këtë çështje duke mos dhënë shumë shpjegime për këtë temë , pasi së pari nuk është në dijeni të situatës dhe së dyti është i sëmurë.
‘Nuk kam mundësi se nuk jam ndjerë mirë. Nuk jam shumë në djeni. Ju lutem të mos më ngatërroni’, tha Kadare.
Aksioni për shembjen Teatrit Kombëtar ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati edhe përplasje.