Debatit në lidhje me transmetimin apo jo të filmave të periudhës komuniste iu është bashkuar edhe Ismail Kadare. Ai është shprehur kundër transmetimit të një pjese të tyre që konsiderojnë si vlera spiunimin. Deklaratën e tij ai e ka dhënë në Kosovë, gjatë një bashkëbisedimi me lexues, në teatrin e “Klan Kosova”.
Mes shumë pyetjesh që të pranishmit i drejtuan kandidatit për Çmimin “Nobel”, u shpreh interes edhe për mendimin që ka ai kundrejt debatit mbi kufizimin e shfaqjes së filmave të realizuar para viteve ’90. “Është krejtësisht e pahijshme, e pamoralshme, e patolerueshme, që spektatori shqiptar t’i shohë sot ata filma, ku ka personazhe, fëmijë që spiunojnë në favor të regjimit”, u shpreh Kadare.
Përpara viteve ’90, janë realizuar disa filma me skenarë të mbështetur në romanet e shkrimtarit (“Radiostacioni”, “Ballë për ballë”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Të paftuarit”), por asnjë prej tyre nuk ka arritur të përcjellë forcën e veprës së Kadaresë.
Debati për transmetimin apo jo të filmave të peridhës komuniste ka nisur si një tezë nga kreu Ii Institutit të të Përndjekurve Agron Tufa. (E.K/SHUPLAKA)

Discussion about this post