Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sapo ka pranuar humbjen e partisë që ai drejton, pasi në zgjedhjet që u zhvilluan ditën e sotme në Kosovë pësoi disfatë. Ndërkohë që kanë mbetur edhe rreth 25% e kutive të votimit për t’u numëruar.
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli nuk ka ofruar dorëheqje nga drejtimi i subjektit politik deri më sot ndër kryesorin në vend, edhe pse e ka nxjerr partinë të tretën, ai ka thënë se do të shkojë në opozitë.
Veseli ka thënë gjithashtu se kanë punuar shumë por që nuk arritën dot të merrnin rezultatin e dëshiruar.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit. Por nga ana tjetër, ai ka uruar fituesit, teksa ka thënë se PDK-ja do të dalë në opozitë.
PDK ka dalë e treta në këto zgjedhje me rreth 20 për qind të votave. Prej vitit 2007 partia e themeluar nga Hashim Thaçi sot President, është në pushtet.
Kadri Veseli shënon humbjen e tretë radhazi në zgjedhje, duke mos arritur ta nxjerr PDK-në të parën në Parlament për dy mandate, ndërsa, ka humbur edhe shumicën e komunave.
(F.GJ/FAXWEB.AL)