17:35 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kadriu mund të jetë Nikollë”, Lesi shpërthen ndaj Ramës: Më sillje shkrime e materiale kundër Xhoana Nanos. Keq do përfundosh

12:43 | 09/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kadriu mund të jetë Nikollë”, Lesi shpërthen ndaj Ramës: Më sillje shkrime e materiale kundër Xhoana Nanos. Keq do përfundosh

Kryeministri Rama pasditen e djeshme pasi kishte qenë në një takim në Lezhë, hyri ‘live’ në Facebook dhe në rubrikën e tij “Përgjigjja ime” në ERTV kishte zgjedhur të jepte një mesazh me nënkuptime për të gjithë “Kadrinjtë”.

Rama ndërhyn në një debat mes mes dy qytetarëve në faqen e tij në FB ku “Domenika” dhe “Kadri Veseli” shkëmbejnë mendime të ndryshme, për atë se çfarë përfaqëson Rilindja dhe vetë Edi Rama.

Por Rama në ndërhyrjen e tij lë të nënkuptojë se pas “Kadriut” fshihet dikush tjetër, të tjerë “Kadrinj” ku ndër ta mund të jetë edhe Nikollë Lesi.

“E dashur Domenika, Kadriu s’ësht Kadri, por gojështhuri i paepur që fshihet pas Kadriut, ai mund të jetë Fahri, Çimi, Artur, Nikollë, Ylli…Kadri është thjeshtë pseudonimi i tij, por mund të jetë edhe Lulzim apo një lule tjetër çfarë do e ferrës madhe të katundit politik”, u shpreh Rama ndër të tjera në ‘live-n’ e tij.

Por nuk ka vonuar shumë edhe përgjigjia nga ana e Nikollë Lesit. Në një shkrim të medias që ai drejton Rama konsiderohet si një njeri që ka humbur kontrollin e mendjes dhe është një rrezik tashmë për shoqërinë.

Përveçse e paralajmëron se mund të përfundojë keq, në këtë shkrim të “Koha Jonë” Edi Ramës i kujtohet edhe një histori e viteve, 2004-2005, ku siç thuhet në shkrim ai çonte shkrime denigruese në këtë media, kundër bashkëshortes së ish-kryeministrit socialist Fatos Nano, Xhoana Nano.

Shkrimi i plotë

Kryeministri Edi Rama ka patur dhe ka humbje kontrolli të mendjes. Dikur nuk përbënte rrezik për shoqërinë, sepse nuk kishte fate njerëzish në dorë, por tani që është kryeministër ai është rrezik.

Mjafton të ndiqni videon e mëposhtëme, të cilën e ka postuar në profilin e tij në ERTV. Gojë çthurur, i pirë (pasi po vjen nga një drekë në Lezhë) dhe i pacipë. E keqja mbetet se ai nuk kupton se do përfundojë keq, më keq se sa disa paraardhës të tij.

Mosmirënjohës në pafytyrsi, i paskrupullt në skajshmëri, Edi Rama nuk kupton se çfarë i ka bërë vetes, kur shumë mirë e di se çdo të thotë të sulmosh edhe njerëzit që e bënë të njohur (e thoshte vetë dikur në maj 2001 në qytetin e Lezhës).

Lufta politike ka disa rregulla të pashkruara, por ai i ka shkelur sot duke ardhur nga Lezha dhe tashmë ai ka vetëm një zgjidhje: të urdhërojë Sandër Lleshin të arrestojë ata që do e shpojnë mu në zemër, aty ku i djeg më shumë. Vetëm Edi Rama e di mirë se ku i djeg dhe hidhet përpjetë po e sulmove. E di Rama mirë, kur sillte të “Koha Jone” materiale dhe shkrime kundër Xhoana …..në vitin 2004-2005!

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: edi ramanikolle lesi
Pas

Aksidentohen 3 makina në Berat, plagosen rëndë tre persona (Detaje)

Para

“Mos na nxirrni në mes të katër rrugëve”, banorët e Astirit peticion drejtuar institucioneve kryesore të vendit

Para
“Nuk ka bir k..rve që na largon nga këtu”, protestuesit paralajmërojnë Ramën

“Mos na nxirrni në mes të katër rrugëve”, banorët e Astirit peticion drejtuar institucioneve kryesore të vendit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avokati i Popullit ngre alarmin në Maqedoninë e Veriut: Fëmijë nën moshën 6 vjeç përdorin drogë

Operacion antidrogë në Itali/ Arrestohen 3 shqiptarë, bllokohen 10 llogari bankare

Komandot britanikë kapin 1.5 ton drogë në Detin Arabik me vlerë 30 milionë paund

Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, bashkëbisedon me nxënës e mësues mbi Kushtetutën për Fëmijët: Ditë të Hapura në Kuvend me rastin e 1 qershorit

Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kapet njëri prej autorëve të kultivimit të bimëve narkotike(EMRI)

Mbi 100 viktima nga përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm në Nigeri

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Von der Leyen: Evropa duhet të forcojë mbrojtjen, të pranojë Ukrainën në BE

Mbyllet në mesnatë aplikimi për subvencionet në bujqësi! Mbi 90 për qind e fermerëve kërkojnë naftën pa akcizë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.